500 mijë euro, Murati tregon se kur shpërblehet fitorja historike e Dardanëve

Prishtinë | 27 Mar 2026 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se vendimi për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës, pas fitores ndaj Sllovakisë, do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë.

Kështu ka njoftuar Murati qysh në mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në Facebook ju drejtua lojtarëve me fitues.

“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme