Një hap larg suksesit, Kosova sot lufton për “ëndrrën amerikane”

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 07:36 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me atë të Turqisë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, një duel që pritet me emocione të mëdha nga tifozët dardanë.

Kosova dhe Turqia janë përballur tre herë në të kaluarën, me bilanc që anon dukshëm në favor të Turqisë:

11.06.2017 – Kosova 1-4 Turqia (Kualifikime për Botëror);

12.11.2016 – Turqia 2-0 Kosova (Kualifikime për Botëror);

21.05.2014 – Kosova 1-6 Turqia (Ndeshje miqësore).

Bilanci historik tregon dominim të Turqisë, si në rezultate ashtu edhe në diferencën e golave.

Në këto tre ndeshje, Kosova ka shënuar vetëm dy gola, ndërsa ka pësuar 12, duke reflektuar diferencën në atë periudhë.

Megjithatë, këto përballje i përkasin një kohe kur Kosova sapo kishte nisur rrugëtimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme