Policia rrit prezencën në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Në prag të ndeshjes Kosovë-Turqi, autoritetet e sigurisë kanë ndërmarrë masa të shtuara për të garantuar zhvillim sa më të mirë të këtij eventi të madh sportiv, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës ka “blinduar” zonën përreth hotelit ku është akomoduar Kombëtarja e Turqisë, duke rritur ndjeshëm prezencën e saj në terren.

Këto masa vijnë si pjesë e planit të përgjithshëm të sigurisë për ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Të ngjashme