Pastrohen hapësirat përreth kontejnerëve në Prishtinë, Rama: Me kujdes dhe bashkëpunim mund ta mbajmë ambientin të pastër

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke u pastruar hapësirat përreth kontenjerëve.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët.

Ai ka lutur qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerë dhe të mos i bllokojnë këta të fundit me vetura.

Postimi i tij i plotë:

Pastrimi i hapësirave përreth kontejnerëve.

Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerë  dhe të mos i bllokojnë kontinjerët me vetura.

Mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët.

Vetëm me kujdes dhe bashkëpunim mund ta mbajmë ambientin të pastër dhe të rregullt për të gjithë.

Të ngjashme