Rama merr vendim: Nuk ka më mallra në trotuare dhe bllokim të rrugëve

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.

Ai ka thënë se hapësirat publike janë të qytetarëve dhe “të askujt tjetër”.

“Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. Nuk ka më mallra në trotuare.Nuk ka më bllokim të rrugëve.Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve.Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme