Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka rezultatin më të lartë në rajon sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjimet buxhetore.

Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Hapur e publikuar nga Instituti “GAP”për vitin 2025, Kosova ka shënuar 32 pikë.

Sipas raportit, ky rezultat është kryesisht falë organizimit të dëgjimeve buxhetore që organizojnë komunat.

“Megjithatë, në nivel qendror dhe në Kuvend, dëgjime të tilla me qytetarë apo akterë të shoqërisë civile ende mungojnë”, thuhet nga GAP.

Pas Kosovës, e dyta është Mali i Zi me 22, e treta Shqipëria me 17 pikë.

Poashtu janë dhënë edhe disa rekomandime

Të përfshihen qytetarët në monitorimin e zbatimit të buxhetit

Të zgjerohet pjesëmarrja e qytetarëve në nivel qendror (jo vetëm lokal)

Të angazhohen grupet e nën-përfaqësuara

Kuvendi të lejojë dëgjime publike me qytetarë dhe OShC për buxhetin dhe raportin e auditimit

Të ngjashme