Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses në Dropull, një dëshmi shekullore e besimit dhe trashëgimisë

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Mes gjelbërimit të dendur dhe qetësisë karakteristike të Dropullit, një nga zonat me trashëgimi të pasur kulturore dhe shpirtërore në jug të vendit, spikat Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses në Ravenë.

ndërtuar rreth vitit 1600, ky manastir përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe arkitekturës kishtare në Shqipëri. I vendosur në një peizazh natyror të qetë dhe të paprekur, ai ka shërbyer ndër shekuj si një qendër e rëndësishme e jetës shpirtërore për komunitetin lokal, duke ruajtur tradita dhe rite që kanë kaluar brez pas brezi.

Arkitektura e tij karakteristike, e shoqëruar me elementë tipikë të ndërtimit të manastireve ortodokse, si dhe afresket që pasqyrojnë motive biblike dhe artistike të kohës, e bëjnë këtë monument një pikë referimi për studiuesit dhe vizitorët e interesuar për historinë dhe artin sakral.

Përtej vlerave historike dhe arkitektonike, Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses mbetet një hapësirë e gjallë reflektimi dhe qetësie, ku natyra dhe spiritualiteti ndërthuren në mënyrë harmonike. Vizitorët që e frekuentojnë këtë vend përjetojnë jo vetëm bukurinë e peizazhit të Dropullit, por edhe një ndjesi të thellë paqeje dhe lidhjeje me traditën.

Në kuadër të promovimit të turizmit kulturor dhe shpirtëror, zona e Dropullit, dhe monumente të tilla përbëjnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në jug të Shqipërisë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj./atsh

Të ngjashme