Policia e Kosovës ka raportuar se një shtetas serb është arrestuar paraditen e djeshme në pikëkalimin kufitar në Bërnjak për dhënie ryshfeti.
Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari ka tentuar t’i ofrojë ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 50 eurosh, në mënyrë që bashkëshortja e tij të hynte ilegalisht në territorin e Kosovës.
“Paratë janë sekuestruar si provë, ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia.