Analisti i ekonomisë, Arton Muxheri ka reaguar lidhur me çmimet e derivateve të naftës, duke thënë se Kosova ka ardhë në një pikë ku po pret prej Qeverisë me tregu se sa janë çmimet.
Muhaxheri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhe pak do të na tregojnë edhe motin.
Ai, ka kërkuar nga këta të fundit që të marrin masa.
Postimi i tij i plotë:
Jemi ardhë në një pikë ku po presim prej qeverisë me na tregu sa janë çmimet e derivateve — thu ti na nuk po i shohim vet.
O merrni masa, o zotërinj.
Veç edhe pak, e kanë me fillu me na tregu edhe motin.