Një krim i rëndë ndodhi të dielën e Pashkëve pasdite në Austrinë e Poshtme. Një grua 39-vjeçare u gjet e vdekur në kopshtin e shtëpisë së saj me plagë nga thika dhe arma e zjarrit.
I dyshuari kryesor është ish-burri i saj, 47-vjeçar i cili ndodhet në paraburgim.
Sipas mediave austriake, gruaja është nga Kosova, dhe emri i saj është Zoja Oroshi nga Gjakova me banim në Baden të Austrisë, transmeton Klankosova.tv.
Ata raportohet se kishin katër fëmijë së bashku, dhe se të njëjtit kishin pasur konflikte familjare. Mediat atje shkruajën se krimi mund të ketë ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje, megjithatë ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.


