Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:30 në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana e ka konfirumuar rastin për Ekonomia Online.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.

Të ngjashme