Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për sanimin e trupit të dëmtuar të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes.

Përmes një njoftimi, Basha bëri të ditur se tashmë është lidhur kontrata dhe se punimet kanë filluar që sot.

“Sot kanë nisur punimet për sanimin e trupit të dëmtuar të rrugës në Carralevë. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se është lidhur kontrata dhe sot ka filluar realizimi i punimeve për sanimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes”, thuhet në njoftim.

Sipas tij, ky intervenim pritet të rikthejë sigurinë dhe stabilitetin në këtë segment rrugor.

“Ky intervenim do ta rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë në këtë pjesë të rrugës”, theksohet më tej.

Ai shtoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë dhe përmirësim të vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend”, thotë tutje njoftimi.

Të ngjashme