OVL UÇK mobilizon degët në disa komuna për aktivitetet në mbrojtje të vlerave dhe të drejtave të veteranëve

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e OVL UÇK-së ka zhvilluar takime me strukturat udhëheqëse të degëve në disa komuna të vendit, përfshirë Dardanën, Gjilanin, Drenasin, Fushë Kosovën dhe Vitin.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre takimeve ishte koordinimi dhe mobilizimi për aktivitetet e radhës, të cilat lidhen me mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe të drejtave të veteranëve.

“Qëllimi i këtyre takimeve ishte mobilizimi për aktivitetet e radhës në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, të cilat janë të garantuara me ligj”, thuhet në njoftim.

OVL UÇK ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët të strukturave në terren, duke synuar forcimin e koordinimit dhe veprimit në funksion të çështjeve që lidhen me veteranët dhe trashëgiminë e luftës së UÇK-së.

Të ngjashme