Gjatë ditës së sotme vendi do të ndikohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në disa zona mund të sjellin riga të dobëta shiu, ndërsa pjesa tjetër e territorit pritet të mbetet kryesisht e kthjellët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 m.