Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se rreth 360 milionë euro janë dërguar gjatë vitit 2025 në Serbi për blerje rryme.
Ai mbrëmë në Klan Kosova deklaroi se, bazuar në të dhënat që ka siguruar, shpenzimet për energji gjatë një periudhe prej 18 muajsh afrojnë shifrën e 1 miliardë eurove.
“Për lëvizjet e z.Kurti sa i përket energjisë, i kam marrë disa statistika, vetëm ta shohim sa milionë euro i kemi dërguar gjatë vitit 2025 në Serbi, me blerje të energjisë. Rreth 360 milionë euro, vetëm në Serbi. Ju kemi afruar shifrës 1 miliardëshe për 18 muaj blerje të energjisë”, tha ai.