Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e thikës iu kanë grabitur një shumë të hollash dy viktimave.
Policia bën të ditur se pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Fushë Kosovë 09.04.2026-17:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, nën kërcënimin e thikës iu kanë grabitur një shumë të hollash dy viktimave po ashtu meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.