Një rrëshqitje dheu ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren.
Nga pamjet e dërguara në redaksinë e Klan Kosovës, shihet se dheu ka mbuluar pothuajse një korsi të rrugës.
E kjo rrëshqitje, siç duket, po vështirëson lëvizjen për drejtuesit e automjeteve.