Tasholli: Bashkëluftëtarët po e shohin Hagën si betejën e tyre të fundit

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ismail Tasholli nga platforma Liria Ka Emër ka thënë që ish-bashkëluftëtarët e krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, ata po e përjetojnë situatën e ish-krerëve të kësaj ushtrie në Hagë si pjesë të betimit të tyre për të mos i lënë shokët prapa.

Sipas Tashollit, kjo po shihet si beteja e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo shoqni pej kësaj zhurme politike e ka harru kapak idealin e tyne fillestar dhe të vetëm që ka qenë liria, por mënyra se qysh i tregojnë storiet, tregimet, fabulat, është e jashtëzakonshme”, ka thënë Tasholli në “DPT Te Fidani” në Klan Kosova.

“Ata [bashkëluftëtarët] janë pak të fymë se në përgjithësi ajo çka e ripërsërisin në vazhdimësi është që bashkëluftëtarët tanë janë atje [në Hagë], edhe mrena betimit të tyne është i nënkuptum edhe që shokët nuk lihen prapa, shokët e shoqet në betejë, edhe ata po e përjetojnë atë cka po ndodh në Hagë si betejën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku në asnjë mënyrë shokët nuk lihen vetë. Po e përjetojnë si pjesë të qatij betimi”.

Të ngjashme