Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Fushë Kosovë për shkak se të njëjtit janë përfshirë në një përleshje mes vete.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy mjete të mprehta thika që dyshohet se janë përdorur në rast.
Që të tre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 12.04.2026 – 16:29. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy mjete të mprehta thika që dyshohet se janë përdorur në rast. Të tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit mjekësor në konsultim me prokurorin janë ndaluar për 48 orë.