Tentim vrasje në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, qëllohet me armë një veturë në lëvizje

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një rast i “vrasjes në tentativë” ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, ku një burrë ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, një person i panjohur nga një veturë tjetër në lëvizje ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënave, është goditur vetëm pjesa e pasme e veturës, ndërsa viktima nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe po vazhdon të hetohet.

Të ngjashme