Kapet me thikë një person në aeroportin “Adem Jashari”

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një person është kapur me thikë në aeroportin “Adem Jashari”.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit, në shkuarje është gjetur dhe sekuestrua një thikë me këllëf.

Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

ANP Adem Jashari 12.04.2026 – 23:45. Gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në shkuarje është gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme