Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është kanosur nga një burrë derisa ka qenë në objektin e bankës.
I dyshuari ka tentuat ta sulmojë fizikisht.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë i njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit fillimisht është dërguar në psikiatri (me probleme mendore), pastaj është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Rr. “Fahri Fazliu”, Prishtinë 15.04.2026 – 16:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në objektin e bankës, i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit fillimisht është dërguar në psikiatri (me probleme mendore), pastaj është dërguar në mbajtje.