834 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizaj

Prishtinë | 16 Pri 2026 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt, për një javë ka shqiptuar gjithsej 834 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projekt-fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton kryesore: “Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

Ndërsa kanë edhe një apel për shoferët.

Apel për shoferët:

Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme