Hetuesi i Njësisë Anti-drogë në Pejë ka thënë detaje për aksionin e sotëm .
Ai njoftoj se është gjetur një armë, dhe ka dyshime për keqpërdorim të energjisë elektrike.
“Në bazë të punës operative në terren kemi ardhur deri tek informacioni që në ketë lokacion mund të ketë mjete të dyshuara. Në koordinim me Prokurorinë kemi siguruar urdhëresë nga Gjykata Themelore dhe kemi ndermarrë aksionin në bashkëpunim me prokuroren, ku është konstatu se është bërë kultivimi i bimëve të dyshimta. Dyshohet se janë “cannabis sativa” por këtë do ta konstatojë ekipi.
Është gjetur edhe një armë, dhe ka dyshime për keqpërdorim të energjisë elektrike”, ka thënë hetuesi.