Osmani falënderon liderët ndërkombëtarë në Antalia për mbështetjen ndaj Kosovës

Prishtinë | 19 Pri 2026 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Gjatë pjesëmarrjes në Antalya Diplomacy Forum, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje për liderët ndërkombëtarë që kanë mbështetur vendin dhe kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës.

Ajo theksoi se ishte kënaqësi të falënderonte personalisht partnerët ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme, duke vënë në pah rëndësinë e aleancave dhe bashkëpunimit diplomatik.

“Gjatë këtij viti në Forumin Diplomatik të Antalias, ishte kënaqësi të falendëroja liderët që kanë mbështetur vendin tonë dhe kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës”, shkroi Osmani në facebook.

Me këtë rast, Osmani shprehu mirënjohje të veçantë ndaj Tamim bin Hamad Al Thani, Emir i Katarit, si dhe ndaj Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, Kryeministër i Katarit, për rolin dhe mbështetjen e tyre ndaj Kosovës.

Ky takim në Antalia u vlerësua si një mundësi për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.

Të ngjashme