Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli në komisionin për buxhet ka kërkuar që deputetja nga Lista Serbe, Verica Ceranic e cila është anëtare e komisionit mos t’i referohet me termin “zajednicë” komunave serbe, raporton Ekonomia Online.
Verica Ceranic derisa po i bënte pyetje kryesuesit të KPMShC-së, iu referua komunave serbe si “zajednicë”.
Ai tha se ka vetëm komuna serbe por nuk ka zajednicë.
“Kërkoj prej koleges deputete që mos t’i referohët më si Asociacion i komunave serbe, sepse janë vetëm komuna serbe dhe une kisha preferu mos me iu përgjigjë kësaj pyetje, me qenë si ju. Kryetar më fal, kërkoj me ia kërku me terhjekë fjalën, nuk mundesh me iu përgjigj, s’di qysh po pranon me iu përgjigjë ti, po ti a je qytetarë i Kosovës. Qy kryetari, deputet të lutna me kërku me tërheqë fjalën”, tha Kërçeli.
Kryetari i komisionit Enver Haliti nuk e dëgjoi këtë dhe pyeti se për çka është fjala?
“Për cka ke fjala se skuptova drejtë?”, tha Haliti.
Fatos Geci, deputet i LVV-së tha se në fillim e ka përmendur deputetja e listës serbe.
