Çmimet globale të naftës luhatën në tregtimin e hershëm aziatik të mërkurën, ndërsa statusi i bisedimeve të paqes midis SHBA-së dhe Iranit mbetet i paqartë.
Të martën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të zgjasë një armëpushim me Iranin derisa bisedimet midis dy vendeve të kenë përparuar. Ai shtoi se SHBA-të do të vazhdojnë të bllokojnë portet e Iranit derisa Teherani të paraqesë një “propozim të unifikuar”, shkruan BBC.
Pasi u hap më lart, nafta e papërpunuar Brent ra me 0.2% në 98.32 dollarë (72.73 £) për fuçi, ndërsa ëest Texas Intermediate ra me 0.3% në 89.41 dollarë.
Tregjet kanë shfaqur një destabilitet që nga koha e fillimit të luftës mes ShBA-Iranit dhe Izraelit.