Dënimi me burgim të përjetshëm, avokati i Naim Murselit paralajmëron ankesë në Gjykatën e Apelit

Foto nga arkivi
Prishtinë | 23 Pri 2026 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke i dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa për Kushtrim Kokallën është shqiptuar dënimi me 30 vjet burgim.

Pas vendimit, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj, në një prononcim për KlanKosova.tv ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit me burgim të përjetshëm për klientin e tij.

“Kur të merret vendimi, gjithsesi po. Pa e marrë aktgjykimin nuk mund të them asgjë. Pa e parë aktgjykimin nuk e di saktësisht, por ankesa do të bëhet”, deklaroi ai.

Të ngjashme