Akademiku Rexhep Qosja varroset me ceremoni në prani të familjes së ngushtë

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Akademiku Rexhep Qosja është varrosur këtë të enjte në varrezat e Dragodanit.

Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare, derisa lajmi u bë i ditur nga familja e veprimtarit të shquar.

Nipi i tij bëri të ditur se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

Sipas njoftimit, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Të ngjashme