LDK e Osmani njëzëri, Ish-këshilltarja e Osmanit përsëriti fjalët e Abdixhikut për kandidaturën e LDK’së për presidente

Prishtinë | 25 Pri 2026 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu drejtuar, meqë po komunikohet në distancë. Abdixhiku i ka thënë Kurtit se, nëse i garanton 66 votat e tij, LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente.

Këtë pjesë të reagimit të Abdixhikut e ka ripostuar në llogarinë e saj në “Facebook” Egnesa Vitia, e cila për gjatë 5 viteve mandat ishte këshilltarja politike e Vjosa Osmanit. Por edhe tani, kur Osmani është duke zhvilluar takime me qytetarë në vende të ndryshme të Kosovës, Vitia është parë gjithmonë pranë saj.

Mbase ky qëndrimi i LDK-së mund të jetë qëndrimi edhe i Osmanit.

Të ngjashme