Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar VV-së përmes një postimi në Facebook.
Sipas saj, kjo parti është e paaftë dhe s’është e vërtetë se opozita e ka penguar të kryejë punë të mira në vend.
Postimi i plotë:
Për besë, për gjynah jeni, edhe pse i keni pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite.
Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide.
Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore.
Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë.
Hajde, tregoni.
Të paaftë.