Dita kur u shkrua historia, dhjetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

Prishtinë | 03 Maj 2026 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë dhjetë vjet që kur Kosova është anëtarësuar në UEFA, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në UEFA, transmeton Klankosova.tv.

Për ish-legjendën e futbollit, në atë kohë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, pranimi i Kosovës në UEFA ishte drejtësi e vonuar.

Kujtojmë se kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA ishte Serbia.

Të ngjashme