254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes për muajin prill në Ferizaj

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit prill 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Përmes, një komunikate për media, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

 Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.

Të ngjashme