Prokuroria e Pejës: 100 raste ndërmjetësimi për 4 muaj, 183 persona të përfshirë

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–prill 2026 është shënuar progres në trajtimin e procedurave alternative, veçanërisht në ndërmjetësim.

Sipas njoftimit, për katër muaj janë realizuar 100 raste të ndërmjetësimit, ku kanë qenë të përfshirë 183 persona.

Në tri raste, ku është aplikuar pezullimi i përkohshëm i procedurës, të dyshuarit janë obliguar të deponojnë gjithsej 4 mijë euro në xhirollogari të fshatit SOS.

Ndërkohë, në kuadër të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë, gjatë kësaj periudhe janë arritur 4 marrëveshje nga 4 persona.

Po ashtu, në rastet kur ndjekja penale nuk është e detyrueshme, prokuroria njofton se gjatë këtyre katër muajve janë trajtuar 2 raste ndaj 2 personave.

Prokuroria e Pejës thekson se përdorimi i procedurave alternative po ndikon në rritjen e efikasitetit dhe zgjidhjen më të shpejtë të rasteve.

Të ngjashme