Rama emëron drejtoreshën e Investimeve Kapitale

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Përparim Rama e ka emëruar Zyhrije Pllanën në pozitën e drejtoreshës së Investimeve Kapitale.

Pllana do të zëvëndësojë Sokol Havollin në këtë detyrë të rëndësishme.

“Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyç institucionale, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike.
Njëkohësisht, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për Sokol Havollin për kontributin e tij, përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë ushtrimit të kësaj detyre deri tani.
I urojmë znj. Pllana suksese të vazhdueshme në këtë përgjegjësi të re, ndërsa z. Havollit i urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij professional”, shkruan Rama në njoftim.

Të ngjashme