Një rast i rëndë ka ndodhur në Klinë ku dyshohet se një nxënëse është ngacmuar seksualisht përmes mesazheve nga një mësimdhënës.
N. N, është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij pritet të caktohet masa e paraburgimit.
Lidhur me ngjarjen është deklaruar drejtori i Arsimit në këtë komunë Qemajl Sejdija.
Ai tha se janë duke pritur raportet zyrtare nga policia dhe prokuroria.
“Ende nuk e kemi asnjë raport zyrtar. Rasti është i ndjeshëm. Jemi në pritje të tyre, dhe posa t’i kemi ato do të merren masat konform rregulloreve të parapara”, deklaroi Sejdija për Klankosova.