Finale para finales, sonte ndeshja e madhe Arsenal – Atl Madrid

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Sonte (e martë), zhvillohet ndeshja e kthyese e gjysmëfinales së Champions, Arsenal – Atletico Madrid

Përballja e parë mes dy skuadrave, e zhvilluar në stadiumin Metropolitano, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që zhvillohet sonte në Angli.

Skuadra londineze synon rikthimin në një finale të madhe evropiane pas dy dekadash, e motivuar nga mbështetja e fuqishme e tifozëve dhe performancat e mira në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, përballë ka një kundërshtar të rrezikshëm si Atletico Madridi, i njohur për disiplinën taktike, organizimin e fortë dhe efikasitetin në kundërsulme.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 21:00 dhe do të transmetohet në platformën Artmotion.

Ndërsa nesër (e mërkurë), vëmendja zhvendoset në Gjermania, ku Bayern Munich do të përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen tjetër gjysmëfinale.

Takimi i parë mes këtyre dy gjigantëve përfundoi me rezultat spektakolar 5-4 në favor të PSG-së, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Allianz Arena.

Të ngjashme