Prishtina e Re ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje rezultati në derbin lokal ndaj Prishtinës.
Prishtina e Re shënoi fitore të ngushtë 3:2 ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit kosovar.
Leotrim Kryeziu kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 45-të nga penalltia, shkruan Gazeta Express.
Në minutën e 50-të, Muja shënoi për 0:2.
Tetë minuta më vonë Prishtina e Re ngushtoi rezultatin nëpërmjet Kargbo.
Kartoni i kuq në minutën e 70-të ishte fatal për Prishtinën, e cila më vonë e humbi edhe rezultatin, duke pranuar dy gola.
Me këtë fitore, Prishtina e Re tani shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e fundit, tetë më pak se Llapi që gjendet në zonën e barazhit.
Në anën tjetër, Prishtina mbetet e katërta me 45 pikë, shtatë më pak se Malisheva që mban vendin e tretë që dërgon në Europë, e cila ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.