Zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghaei ka folur lidhur me propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’i dhënë fund luftës në Iran.
Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), ai tha se ky propozim është duke u shqyrtuar, raporton BBC.
Baghaei gjithashtu është shprehur se Irani po ndan pikëpamjet e tij mbi propozimin e ShBA-së me ndërmjetësuesit pakistanezë.