Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit është njoftuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj, lidhur me një rast të vdekjes së një foshnje të porsalindur në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).
Prokuroria Themelore në Ferizaj, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e gjitha rrethanave të rastit në fjalë.