Rritja e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit ka ndikuar në tregjet globale, duke shkaktuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore për muajin e tretë me radhë.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO), çmimet janë rritur kryesisht për shkak të kostove më të larta të energjisë dhe ndikimit të krizës në Lindjen e Afërt.
Indeksi global i çmimeve të ushqimeve i FAO-s arriti në 130.7 pikë gjatë prillit, duke shënuar rritje prej 1.6 për qind krahasuar me muajin mars.
Rritjen më të madhe e kanë shënuar vajrat vegjetale, përfshirë vajin e palmës, sojës dhe lulediellit, ndërsa janë rritur edhe çmimet e drithërave, orizit dhe mishit.
Sipas FAO-s, shtrenjtimi i naftës ka ndikuar drejtpërdrejt në kostot e prodhimit dhe transportit të ushqimeve, duke ushtruar presion shtesë mbi tregjet globale.