AS Roma ka vendosur ta aktivizojë klauzolën e blerjes për Donyell Malen, i cili do të mbetet përfundimisht pjesë e klubit italian.
Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, kualifikimi i “Giallorossëve” të paktën në Europa League pas humbjes së Lazios në finalen e Kupës së Italisë, bëri që të aktivizohej një nga kushtet për blerjen definitive të sulmuesit holandez nga Aston Villa.
Kushti tjetër ishte që Malen të arrinte 50 për qind të paraqitjeve me Romën, gjë që tashmë është përmbushur.
Sulmuesi holandez ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij dhe tani Roma do ta mbajë atë në skuadër edhe për sezonet e ardhshme.