Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është ftuar për intervistë nga Policia e Kosovës.
Kështu bëjnë të ditura burime të Ekonomia Online.
Intervistimi i tij do të bëhet për shkak se gjatë ditës së djeshme dyshohet se i njëjti ka sulmuar kryetarin e LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
Para objektit të Policisë në Skenderaj ndodhet edhe djali i Sami Lushtakut, Mergim Lushtaku.


