Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila diskutoi një varg çështjesh, në mesin e tyre edhe shkaku se pse Vjosa Osmani nuk u propozua nga VV-ja për një mandat të dytë për presidente.
Kusari-Lila, deklaroi në Klan Kosova se nuk ka pasur pajtueshmëri të plotë brenda Grupit Parlamentar.
“Nëse ajo kishte arritur ose Lidhja Demokratike, sikur po mundohet me u thënë që opozita po thonë që neve na çoi Vetëvendosje se nuk ke në gjendje me arritë një kandidat konsensual”, deklaroi ajo gjatë emisionit.
“Ke deklaratat e Partisë Demokratike që nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Ke deklarata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të deputetëve sikur ai i Bekë Berishës, që flaka me i dalë këtij vendi, ashtu diçka….”, shtoi Kusari-Lila.
Sipas saj, kah fundi i mandatit të Osmanit është kuptuar se nuk ka vullnet brenda Grupit Parlamentar që ajo të jetë kandidate për presidente.