“Në VV vendosin Kurti dhe Dejona Mihali”, Hamza: PDK funksionon ndryshe

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij funksionon në mënyrë kolegjiale, ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje, ku sipas tij vendimet merren nga dy figura kryesore.

“Kryetari i PDK-së, të gjithë e dinë, e di edhe vetë që jam Bedri Hamza. Kam qenë korrekt 100% në takime dhe i kam prezantuar qëndrimet e partisë. Në PDK nuk vendosin struktura të tjera, por secili organ e ka peshën e vet. Unë nuk jam kryesia. Për dallim nga VV, ku vendosin dy njerëz, një i politikës dhe një jashtë politikës, Kurti dhe Dejona Mihali , këto janë adresat që kam përmendur. Kam respekt për deputetët në Kuvend, por shumica e tyre nuk mund të shprehen lirshëm”, tha Hamza në RTV21.

Ai shtoi gjithashtu se nuk do të donte të shihte deputetë që mbajnë fjalime pa përgatitje.

“Nuk kisha dashtë me pa një deputet të PDK-së që i bie një fjalim në Kuvend dhe shihet që nuk është përgatitur, sikur për herë të parë po e lexon”, u shpreh Hamza.

Të ngjashme