Një rast i rëndë i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës në Rahovec.
Një grua ka deklaruar në polici se ishte kanosur nga djali i saj.
Sipas saj, i dyshuari kishte tentuar edhe të vetëvritet, shkruan në raportin 24 orësh.
I njëjti u dërgua për trajtim mjekësor dhe më pas u dërgua në mbajtje.
Për ngjarjen në fjalë nuk u dhanë detaje tjera, teksa bëhet e ditur se tashmë kanë nisur hetimet.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec 19.05.2026 – 20:00. Dyshohet se djali i saj e ka kanosur ankuesen f/k, nenën e tij si dhe ka tentuar të vetëvritet. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.