KRU ‘Mitrovica’: Shkyçje masive për mospagesa të faturave të ujit

Prishtinë | 20 Maj 2026 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar për shkyçje masive për mospagesa të faturave të ujit.

Në postimin e fundit është bërë e ditur se për të evituar shkyçjen, konsumatorët duhet të kryejnë obligimet ose të paraqiten për marrëveshje.

“Pas njoftimeve të rregullta dhe vërejtjeve të vazhdueshme me shkrim lidhur me pagesën e faturave të ujit, edhe sot kanë vazhduar shkyçjet masive në të gjithë rajonin dhe të cilat do të vazhdojnë tek secili konsumatorë me obligime.

Për të evituar shkyçjen nga rrjeti dhe masat ndëshkimore sipas legjislacionit në fuqi, ftojmë të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara që të kryejnë pagesat sa më parë ose të paraqiten për marrëveshje riprogramimi me këste.”

Të ngjashme