Dyshohet se një mësues në Lipjan ushtroi dhunë ndaj nxënësit 10-vjeçar, prindi publikon fotografinë e lëndimeve

Prishtinë | 22 Maj 2026 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur dje në shkollën fillore të fshatit Shalë në Lipjan, ku një mësues dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi 10-vjeçar.

Sipas një fotografie që ka siguruar T7 nga prindi i fëmijës, në ballin e 10-vjeçarit vërehen lëndime të dukshme.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka njoftuar se pas pranimit të informacionit nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime hetimore duke iniciuar rastin për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, sipas nenit 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, Prokuroria ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Të ngjashme