Sonte mbyllet një nga sezonet më dramatike të viteve të fundit në Serie A, me xhiron e 38-të që do të vendosë gjithçka: ekipet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe skuadrën e fundit që bie nga elita italiane.
Në qendër të vëmendjes është gara për top katërshe.
Milan dhe Roma kanë fatin në duart e tyre. Milani pret Cagliari në “San Siro”, ndërsa Roma udhëton te Hellas Verona. Me një fitore, të dyja skuadrat sigurojnë matematikisht Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Por gabimi nuk falet. Juventus pret një hap fals të rivalëve dhe duhet patjetër ta fitojë derbin lokal ndaj Torino për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane. Bardhezinjtë vijnë pas humbjes ndaj Fiorentinës dhe tani varen jo vetëm nga vetja, por edhe nga rezultatet në Milano dhe Verona.
Po aq dramatike është edhe beteja për mbijetesë.
Lecce ka avantazhin dhe nëse fiton në shtëpi ndaj Genoa siguron qëndrimin në Serie A. Por në rast gabimi, shpresa e Cremonese mbetet e gjallë. Skuadra nga Cremona duhet të mposhtë Como dhe njëkohësisht të shpresojë te ndalja e Lecces për të qëndruar edhe një vit në elitë.
Ndeshjet komplete që tranmetohet sot në ArtMotion janë këto: 15.00: Parma-Sassuolo 18.00: Napoli-Udinese 20.45: Milan-Cagliari 20.45: Verona-Roma 20.45: Torino-Juventus 20.45: Lecce-Genoa 20.45: Cremonese-Como