Alvarez pritet të largohet, Simeone e pranon

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez po lidhet gjithnjë e më shumë me një largim të mundshëm nga Atletico Madrid, pasi mediat spanjolle dhe angleze raportojnë se ai nuk ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me klubin madrilen.

Sipas raportimeve të fundit, marrëdhënia me trajnerin Diego Simeone nuk është më aq e fortë sa në fillim, ndërsa vetë tekniku argjentinas ka deklaruar publikisht se vendimi final do t’i takojë lojtarit.

“Ai është mjaftueshëm i rritur për të vendosur vetë për të ardhmen e tij”, ka thënë Simeone pas humbjes së rëndë ndaj Villarrealit. Interesimi për Álvarezin është enorm.

Barcelona vazhdon ta shohë atë si pasardhës ideal të Robert Lewandowskit, ndërsa edhe Paris Saint-Germain po e konsideron prioritet për repartin ofensiv. Nga Anglia, klube si Arsenal, dhe disa skuadra të tjera të Premier League po monitorojnë situatën e tij.

Atlético Madridi nuk dëshiron ta humbasë yllin argjentinas, por situata është bërë e ndërlikuar pas një sezoni zhgënjyes të klubit, që u mbyll me humbjen 5-1 ndaj Villarrealit dhe shumë pikëpyetje për projektin sportiv të Simeones.

Álvarez mbetet një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë dhe vera pritet të jetë shumë e nxehtë për të ardhmen e tij./Klankosova.tv

Të ngjashme